Armina Mevlani është tepër aktive në rrjetet sociale duke na njohur me trendet më të fundit të modës përsa i përket veshjes. Armina ka bërë dje edhe një mini-intervistë me ndjekësit e saj në Instagram ku iu ka dhënë përgjigje pyetje të tyre kurioze.
Mirëpo, vëmendjen e të gjithëve e ka marrë pyetja e një prej ndjekësve, i cili e ka pyetur nëse blogerja se si i ka raportet me fëmijët e partnerit të saj Shkëlzen Berisha.
Ndërkohë Armina nuk ka hezituar t’i japë një përgjigje, duke u shprehur se i ka si shokë, pasi ata janë edhe në periudhën e adoleshencës.
“Si shokë, sepse janë adoleshentë dhe kënaqem me ta”, shkruan bukuroshja.
Kujtojmë se, para pak ditësh, Armina zbuloi se dasmën kanë vendosur ta bëjnë në Shqipëri.











































