Google search engine
Home Aktualitet “Vjedhim makina dhe i modifikonim”/ Zbardhet dëshmia e një prej autorëve që...

“Vjedhim makina dhe i modifikonim”/ Zbardhet dëshmia e një prej autorëve që ekzekutuan 2 vëllezërit Haxhia

0
501

Zbardhet dëshmia e Klevis Allës, njërit prej të dyshuarve për vrasjen vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia në Durrës.

Mësohet se 22-vjeçari ka deklaruar se me dy vëllezërit është konfliktuar për pagesën e një makine, ku debatet më të forta i ka pasur me Besmirin.

‘Jemi grup që merremi me vjedhje makinash, i modifikonim në serviset e vëllezërve Haxhia dhe Dorjan Shkozës. Me Viktor Haxhinë nuk kishim konflikt, e vramë për të mos lënë dëshmitar’, ka deklaruar ndër të tjera Alla.

Ai së bashku me Altin Ndocin, kanë përdorur një makinë Toyota ngjyrë gri për ekzekutimin e vëllezërve.  Vrasja e dyfishtë ka ndodhur te tregu i makinave, i cili njihet si tregu më i madh i makinave të përdorura në Shqipëri.

Kujtojmë që Alla bashkë dyshohet edhe për vrasjen e dyfishtë të Dorian Shkozës dhe Anxhelo Avdisë në datën 2 mars .

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here