Google search engine
Home Bota Rajoni Rrëzohet helikopteri i Ministrisë së Brendshm/ Ngjarje e rënde në aeroportin e...

Rrëzohet helikopteri i Ministrisë së Brendshm/ Ngjarje e rënde në aeroportin e Shkupit

0
371

Detaje të reja zbardhen nga rrëzimi i helikopterit në aeroportin e Shkupit, ndërsa publikohet edhe një foto, që tregon momentin kur ai përplaset në tokë.

‘Alsat’ mëson se shkak për rrëzimin e helikopterit, që ndodhi sot rreth orës 11:30 minuta, është era e fuqishme. Helikopteri menjëherë pasi është furnizuar me derivate, ka tentuar të ngrihet në ajër, por për shkak të erës së fortë është rrëzuar.

Paraprakisht njoftuam se helikopteri ishte i MPB-së dhe në ekuipazh ishin 5 persona, njëri nga të cilët mori lëndime trupore. Në vend ngjarje menjëherë kanë arritur njësit zjarrfikës, policia dhe organet tjera kompetente të cilat merren me zbardhjen e plotë të rastit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here