Google search engine
Home Bota Rajoni Ne valen e pandemise/ Serbia vendos për datën e zgjedhjeve

Ne valen e pandemise/ Serbia vendos për datën e zgjedhjeve

0
330

Zgjedhjet parlamentare dhe lokale në Serbi do të zhvillohen më 21 qershor, bëri të ditur presidenti Aleksandar Vuçiç.

Vuçiç u takua paraprakisht me përfaqësuesit e partive politike, që kanë paralajmëruar daljen në zgjedhjet e ardhshme.

Data e zgjedhjeve në Serbi ishte vendosu për më 26 prill, por u shtynë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Më 15 mars, autoritetet serbe kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme.

Është njoftuar se Parlamenti i Serbisë do ta heqë gjendjen e jashtëzakonshme të mërkurën, më 6 maj.

Vuçiç tha se nuk pret që të ketë ndonjë tubim të madh zgjedhor gjatë muajit maj, ndërsa për qershor tha se do të konsultohen mjekët.

Serbia ka konfirmuar mbi 9500 raste të të infektuarve me koronavirus dhe 197 viktima. REL

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here