Mes tyre shqiptarë të ‘Cosa Nostra-s’/ Finalizohet mega-operacioni antimafia në Itali

0
267

Autoritetet e policisë financiare të Catanias kanë finalizuar superoperacionin e koduar “Shoes” i cili ka çuar në arrestimin e 25 personave.

21 prej tyre ndodhen në burg dhe 4 në arrest shtëpiak me akuzën e bashkëpunimit në organizim kriminal për trafik lëndësh narkotike të tipit marijuanë, kokainë dhe hashash, rënduar nga akuza e bashkëpunimit me klanin mafioz  të Cosa Nostra ” Santapaola- Ercolano” si dhe për armëmbajtje pa leje.

Hetimet kanë zbardhur aktivitetin e të arrestuarve në grupe të ndryshme kriminale si ato shqiptare, kalabrez,e laziale dhe atyre që vepronin në territorin e Campanias.

Në flagrancë janë arrestuar 6 korrierë droge dhe janë kapur 4 kg kokainë, 52 kg marijuanë e 25 kg hashash.

Nën sekuestro janë vënë një aktivitet sipërmarrës e 2 pasuri të patundshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here