I tradhtoi parfumi i shtrenjtë/ SPAK mbyll hetimet për 4 skifterët shqiptarë

0
295

SPAK ka përfunduar hetimet për 4 skifterët shqiptarë, të cilët akuzohen për vjedhjen e më shumë se 60 shtëpive në Francë duke i çuar ata për gjykim në Gjykatën Speciale. Operacioni “AKUILA 2019” është kryer nga autoritetet franceze në bashkëpunim me ato shqiptare që përfundoi me arrestimin e 8 personave, mes tyre 4 shqiptarët.

SPAK përfundoi hetimet për Bardh Hotin, Besnik Fufin , Aleks Markun dhe Alfons Përkola, të cilët u zbuluan nga një parfum i shtrenjtë që kishin përdorur.

Operacioni u zhvillua në të njëjtën kohë në Francë dhe në Shqipëri. 8 të arrestuarit, 5 prej të cilëve në Francë dhe 3 në Shqipëri, akuzohen për disa vjedhjeve të banesave dhe lokaleve, ku përfunduan në pranga të gjithë anëtarët e këtij grupi kriminal.

Kontrollet e kryera bënë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin në veçanti në Shqipëri, të disa objekteve të vjedhura në Lorraine, Francë, në fund të vitit 2018, duke përfshirë bizhuteri të identifikuara me ndihmën e hetuesve francezë.

Një familjeje me origjinë kosovare, e cila shërbente si pikë mbështetëse për keqbërësit, u bë i mundur identifikimi, goditja dhe shkatërrimi tërësisht i këtij rrjeti të organizuar kriminal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here