Abuzimi seksual me 17-vjeçaren/ SHÇBA merr vendim ndaj dy efektivëve dhe komisarit (Ja për çfarë akuzohen)

0
316

Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në Policinë e Shtetit ka bërë një kallëzim në Prokurori për tre efektivët në Drejtorinë e Policisë Sarandë të cilët akuzohen për ‘shpërdorim detyre’.

Njoftimi i SHÇBA:

“Sarandë – SHÇBA referoi materialet në Prokurori për 3 punonjës policie në Komisariatin e Sarandës për “Shpërdorim detyre”

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) pas transmetimit në TV të një emisioni, ku ka dyshime për abuzim me një minorene nga disa persona, menjëherë filloi hetimet duke konkluduar në referimin e materialeve procedurale në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës, në ngarkim të punonjësve të policisë:

– Komisar S.B., Shef i Seksionit të Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Sarandë;

– N/Komisar R.I., Specialist për Dhunën në Familje dhe të Miturit, në Komisariatin e Policisë Sarandë;

– Inspektor B.N., SPZ në Komisariatin e Policisë Sarandë.

Duke falënderuar median për denoncimin e rasteve, inkurajojmë edhe qytetarët të vijojnë të denoncojnë çdo rast kur punonjës të Policisë së Shtetit shpërdorojnë detyrën duke telefonuar falas në 0800 90 90″.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here