Vrasja në qytetin e Vlorës/ Zbulohet si krushku e vrau 60-vjeçarin

0
353

Paraditen e sotme Vlora u trondit nga vrasja me sende të fortë e shtetasit Bujar Mehmetaj.

Policia ka identifikuar si autor të ngjarjes Jurgen Lecajn, i cili është shpallur menjëherë në kërkim.

Sipas Abcnews mësohet se shkak për sherrin është bërë vendosja e kamerave të sigurisë nga njëri prej personave të përfshirë në sherr, gjë e cila ka nxehur gjakrat.

Mësohet se dy familjet kanë krushqi me njëra-tjetrën.

Konflikti nisi për faktin se kamerat e sigurisë së vendosura në shtëpi prej njërit prej tyre filmonte edhe në shtëpinë e fqinjit, gjë e cila është kundërshtuar nga ky i fundit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here