Shpëtim Saraçi dhe bashkëshortja e tij Mira Konçi janë padyshim dy artistë shumë të dashur për publikun shqiptar, që me veprat e tyre artistike kanë lënë gjurmë në vendin tonë.
Çifti i njohur u largua pak vite më parë në SHBA, ku kanë nisur një jetë të re sëbashku me dy fëmijët e tyre.

Ndonëse vitet ikin, Mira Konçi duket se mbetet e njëjta. Fotot e reja të publikuara në rrjete sociale e tregojnë më së miri këtë. Mira shfaqet në super formë, me të njëjtën freski dhe e veshur me shumë stil.

Mira ka pozuar në disa foto edhe me vajzën e saj Era dhe nënë e bijë duken si motra.











































