Dy vëllezër me probleme mendore nga qyteti i Skraparit, pas një sherri banal mes tyre, kanë dalë në dritare dhe kanë filluar të qëllojnë me kallashnikov në ajër.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 të mbrëmjes së djeshme në lagjen “5 Shtatori” në qytetin e Skraparit. Hasan dhe Hysen Hoxha, përkatësisht 57 dhe 61-vjeç, kanë terrorizuar gjithë qytetin nga krismat e armëve dhe pas mbërritjes së policisë afër banesës së tyre, ata janë frikësuar dhe kanë filluar të qëllojnë sërish.
Mësohet se njëri nga vëllezërit, Hyseni ka dalë jashtë pak minuta pas mbërritjes së policisë, ndërkohë që vëllai i tij është mbyllur brenda banesës,ku ka qëlluar edhe disa herë të tjera.