Palombarët në lumin Buna/ Arrestohet atentatori i 50-vjeçarit në Shkodër, policia zbardh ngjarjen e rëndë

0
415

Policia e Shkodrës dokumenton ngjarjen e ndodhur dje tek Ura e re e Bunës ku mbeti i plagosur shtetasi Gëzim Bici, 50 vjeç. Për plagosjen është arrestuar autori i kësaj ngjarjeje, shtetasi Hasan (Bardh) Isufi, i cili pas një konflikti për motive pronësie plagosi me pistoletë 50-vjeçarin.

Autori sipas policisë është me precedent penal të mëparshëm në fushën e krimeve të rënda ndaj personit. Ndërkaq vijon kontrolli dhe priten polumbarët, pasi dyshohet se autori e ka hedhur në lumin Buna armën e krimit.

“Falë reagimit në kohë të strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në lidhje me një konflikt që po ndodhte te Ura e Bunës dhe për pasojë ishte plagosur një shtetas, u bë e mundur që në kohë rekord të kapej dhe të shoqërohej në Polici autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje.

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shkodër bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit H. I., alias B. I., 59 vjeç, banues në Shkodër, pasi ky shtetas, për motive pronësie, plagosi me armë zjarri shtetasin G. B, 50 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën” bën të ditur policia e Shkodrës.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Vrasja me paramendim, e mbetur në tentativë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here