Google search engine
Home Bota “Nuk është hera e parë”/ Sekretari Amerikan i Shtetit akuzon Kinen per...

“Nuk është hera e parë”/ Sekretari Amerikan i Shtetit akuzon Kinen per perhapjen e Covid-19

0
346

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo deklaroi se Shtetet e Bashkuara besojnë se ka shumë laboratorë në Kinë që punojnë në patogjene ngjitëse, por nuk e di nëse objektet kanë siguri të përshtatshme për të parandaluar pandemitë e ardhshme.

“Mendojmë se ka laboratorë të shumtë që po vazhdojnë të kryejnë punën, mbi patogjenet ngjitëse brenda Kinës sot”, tha Pompeo në një konference për shtyp në Departamentin e Shtetit.

“Dhe ne nuk e dimë nëse ata po veprojnë në një nivel të sigurisë për të parandaluar që të ndodhë sërish një pandemi botërore. Mos harroni se nuk është hera e parë që ne kemi pasur një virus të dalë nga Kina”, -tha Pompeo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here