Kryeministrit Britanik, Boris Johnson është bërë baba për herë të pestë. Ai dhe partnerja e tij Carrie Symonds janë bërë prindër të një djali.
Zëdhënësi i çiftit tha se ata ishin të emocionuar për të njoftuar lindjen e djalit mëngjesin e sotëm, duke shtuar: ‘Të dy nëna dhe fëmija janë mirë’.
“Kryeministri dhe Symonds janë shumë të lumtur të njoftojnë lindjen e një djali të shëndetshëm në një spital në Londër më herët këtë mëngjes”, tha zëdhënësi.