E la për ish-deputetin/ Rudina Dembacaj poston foton e ish-bashkëshortit dhe ka diçka për t’i thënë

0
424

Rudina Dembacaj dhe Aleksandër Varfaj kanë kohë që janë ndarë, por ata vazhdojnë të ruajnë marrëdhënie të mirë mes tyre. Një gjë e tillë vihet re te postimet në rrjetet sociale apo komentet që i lënë njëri-tjetrit në fotografitë e postuara në “Instagram”.

Ditën e djeshme Aleksi kishte ditëlindjen dhe Rudina Dembacaj e ka uruar publikisht. Ajo ka postuar një foto të tij me vajzën Viktoria sipër së cilës shkruan. “Gëzuar ditëlindjen babo, të dua shumë. Viki. Dy pika uji”.

Rudina ka etiketuar edhe ish-bashkëshortin, i cili e ka ripostur në “Instagram”-in e tij.

Pas postimit të fotos kanë vërshuar komentet, por Rudina edhe këtë herë iu ka kthyer përgjigje ndjekësve, ku iu ka ‘mbyllur’ gojën në lidhje me ish-bashkëshortin, ajo është shprehur se “është babai i vajzës së saj dhe gjithmonë do kenë një komunikim të mirë”.

E la për ish-deputetin, Rudina Dembacaj poston foton e
E la për ish-deputetin, Rudina Dembacaj poston foton e

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here