Google search engine
Home Politike “Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar”/ Ambasadorja Yuri Kim ben...

“Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar”/ Ambasadorja Yuri Kim ben deklaratën e fortë

0
441

Gjykata e Lartë ka aktualisht mbi 35,000 dosje të prapambetura dhe për të zgjidhur këtë problem, USAID dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor Shqiptar nënshkruan sot një memorandum mirëkuptimi për të ofruar ndihmën teknike të nevojshme.

Pas kësaj ka reaguar edhe ambasadorja e SHBA, Yuri Kim me anë të një postimi në Twitter.

“Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar. SHBA mbështet fuqimisht planet e Gjykatës së Lartë shqiptare për të zvogëluar çështjet e prapambetura sa më shpejt të jetë e mundur.”-shkruan ajo.

Sipas kësaj marrëveshjeje, një ekip i veçantë avokatësh të zotë shqiptarë do të punësohen për të ndihmuar gjykatën që të veprojë me më shumë efikasitet dhe të mundësojë që gjykatësit të marrin vendime më shpejt.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here