Google search engine
Home Politike Drejtesi Dorëheqja e Fatmira Hajdarit/ Shpresa Becaj zgjidhet relatore e çështjes ‘Basha’

Dorëheqja e Fatmira Hajdarit/ Shpresa Becaj zgjidhet relatore e çështjes ‘Basha’

0
525

Pas dorëheqjes së Fatmira Hajdarit, tashmë relatorë e çështjes ‘Basha’ do të jetë gjyqtarja Shpresa Becaj. Mësohet se Becaj u zgjodh ditën e sotme pas procesit të rishortimit. Ndërkohë, pjesë e trupës gjykuese është edhe Alaudin Malaj dhe Shkëlqim Mustafa.

Shkak i terheqjes se Hajdarit nga ceshtja u bë konflikti i interesit. Kujtojmë se Fatmira Hajdari, është bashkëshortja e ish-deputetit të ndjerë të PD, Azem Hajdari, si edhe nëna e Rudina Hajdarit, deputetja e cila zgjodhi të dalë kundër urdhrit të kryedemokratit për djegien e mandatave dhe pranoi të kryesojë opozitën e re në parlament.

Gjykata e Tiranës rrëzoi akuzat ndaj Bashës, Ristanit dhe Dervishit për falsifikim formularësh në çështjen e lobimit pasi nuk ekzistojnë prova. Në 41 faqe vendim të gjykatës së Tiranës thuhej se nuk ekziston fakti penal. Sipas hetimit gjyqësor ka rezultuar se PD s’ka pasur kontratë lobimi me kompaninë “Biniada Trade”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here