
Akademikët e Kolegjit Universitar në Londër kanë analizuar 28 punime dhe zbuluan se proporcioni i duhanpirësve në mesin e pacientëve në spital ishte ‘më i ulët se sa pritej’.
Një përmbledhje e studimeve shkencore shtohen akoma më shumë prova mbi pretendimin se njerëzit që pinë duhan mund të kenë një rrezik më të ulët të sëmundjes serioze me COVID-19.
Një profesor i shëndetit publik tha se kishte vënë re diçka të çuditshme që po ndodh me pirjen e duhanit dhe koronavirusin dhe ekspertët po përpiqen të shpjegojnë lidhjen.
Një nga studimet tregoi se në Mbretërinë e Bashkuar përqindja e duhanpirësve në mesin e pacientëve me COVID-19 ishte vetëm pesë përqind, një e treta e normës kombëtare prej 14.4 përqind.
Në një studim tjetër në Francë shkalla ishte katër herë më e ulët. Në Kinë, një studim vuri në dukje 3.8 përqind të pacientëve ishin duhanpirës – pavarësisht se më shumë se gjysma e popullatës rregullisht pinte cigare.