Google search engine
Home Rajoni Kosova Arrihet marrëveshja / Haradinaj Këta janë emrat e ministrave të AAK-së në...

Arrihet marrëveshja / Haradinaj Këta janë emrat e ministrave të AAK-së në qeverinë e re

0
340

Është nënshkruar marrëveshja e koalicionit në mes të LDK’së dhe AAK’së, raporton Gazeta Express.

Haradinaj ka treguar katër minsitritë që do të marrë partia e tij si dhe emrat e ministrave.

“Tani është praktikë kur arrihet koalicioni që krijohet një lidhje në politikë të jashtme në rend e ligj, në ekonomi  dhe sektore të tjera. Zëvendëskryeministër do të jetë Besnik Tahiri, MPJ-në do ta drejtojë Meliza Haradinaj, Ministrinë e Drejtësisë, Selim Selimi, Blerim Kuçi do ta drejtojë ministrinë e Zhvillimit Ekonomik teksa Ramë Likaj ministrinë e Arsimit”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj tha se të gjitha detajet e marrëveshjes janë përfunduar dhe se janë gati për seancë e cila mund të mbahet nesër ose në një ditë tjetër.

“Ne kemi marrë përgjegjësi ashtu si u deklaruam. Me sa jam në dijeni, janë përmbyllur të gjitha aspketet e koalicionit qeverisës.  Çdo gjë është e gatshme për seancë nesër ose një ditë tjetër”, ka thënë ai. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here