Google search engine
Home Politike Hapja e plazheve/ Klosi tregon si do jenë rregullat e reja

Hapja e plazheve/ Klosi tregon si do jenë rregullat e reja

0
360

Ministri i Turizmit Blendi Klosi, ka treguar mbrëmjen e djeshme disa prej rregullave të reja në bazë të të cilave do të mund të hapen restorantet dhe plazhet gjatë sezonit veror.
Klosi tha në një intervistë për Eni Vasilin se plazh këtë vit do të ketë për do të ketë rregullore të re, 3.5 metër largësi nga çadra në çadër. Për restorantet ministri tha se në tavolinë nuk do të ketë më shumë se 2-4 persona.

“Ka disa masa që po merren. Do ketë një rregullore të re. Do ketë disa kushte në mënyrë që ato që shkojnë për pushime të mos kthehen në vatra infektimi.

Kushtet e reja:

1- Higjiena është parësore. Një ndër gjërat që do ndalohen bufetë e hapura. Duhet të kenë hapësira shumë të detajuara. Në tavolinë mos të ketë më shumë se 2-4 persona. Si fillim të hapen restorantet në natyrë. Çadra nga çadra duhet të kenë distancë 3.5 metra dhe një distancë nga deti.

2- Trajnimi i stafit. Tani duhet që stafi i punës në plazhe dhe të jenë të trajnuar për mënyrën e sjelljes ndaj një situate të tillë”, u shpreh ndër të tjera ministri i Turizmit Blendi Klosi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here