Google search engine
Home Aktualitet Akuzohen për ekzekutimin e Memli Begalla / Gjykata dënon 25 vjet burg...

Akuzohen për ekzekutimin e Memli Begalla / Gjykata dënon 25 vjet burg Denis Demirin, lirohet Ardian Serezi

0
400

Gjykata e Tiranës ka shpallur vendimin për Ardian Serezin dhe Denis Demirin, të cilët ishin nën akuzë për vrasjen e biznesmenit Memli Demiri.

Demiri është cilësuar fajtor për vrasje dhe u dënua me 25 vjet heqje lirie.

Serezi u lirua nga akuzat pasi ishte Prokuroria ajo e cila u tërhoq, pasi nuk kishte prova që ta implikonin në krim.

VRASJA E BIZNESMENIT

Vrasja e biznesmenit Begalla ka ndodhur nw shkurt tw vitit 2018 dhe si tw dyshuar pwr krimin, policia kapi nw atw kohw shtetasit Denis Demirin dhe Ardian Serezin.

Në një konferencë për shtyp, drejtori i Policisë së Tiranës, Kastriot Skenderaj tha se policia ka prova të forta shkencore që fajësojnë personat e arrestuar.

Nga veprimet e dokumentuara, rezulton se shtetasi Denis Demiri ka kryer ekzekutimin e Memli Begallës. Dyshohet se pista kryesore ku janë fokusuar hetimet është ajo e borxheve që nuk kishte shlyer viktima. Për arsye hetimore, policia sqaron se nuk mund të bëhet te ditura të dhëna të tjera në lidhje me mekanizmin apo rolet si dhe përfshirjen e personave të tjerë në këtë ngjarje.

VRASJA DHE BORXHET

Biznesmeni Memli Begalla u vra me një plumb në kokë, në parkingun e pallatit ku po jetonte nër rrugën ‘Nikolla Tupe’. Në pamjet që siguroi ‘News24’ shiheshin se si dy persona ndiqnin viktimën nga pas dhe më pas njëri prej tyre e qëlloi me silenciator. Fill pas krimit, autorët u larguan me një BMW të zezë.

Policia u vu në lëvizje vetëm pasi banorët e pallatit në ish-bllok e panë të shtrirë në rrugë 64-vjeçarin.

Shkak për këtë ngjarje dyshohet të jenë konfliktet për shkak të borxheve të shumta. Afrim Begalla, i cili ka ndërruar emrin në Memli Begalla rezulton që t’u ketë shumë personave borxh në shuma të mëdha eurosh dhe lekësh, madje me disa prej tyre ishte ende në procese gjyqësore. Ky mund të cilësohet edhe si krim i paralajmëruar pasi rreth 3 vite me parë Begallës, po të njëjtin vend ku u ekzekutua, iu dogj qëllimisht automjeti ‘Land Rover’ që kishte në përdorim. Sipas specialisteve të krimit ekonomik viktima kishte nën administrim disa biznese. Ishte administrator i kompanisë “LAB”, i 2 dyqaneve që tregtojnë goma, një në autostradë dhe një në Yzberisht.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here