Google search engine
Home Aktualitet Kokainë në banane/ Gjykata e Posaçme e Apelit pezullon shqyrtimin për Arbër...

Kokainë në banane/ Gjykata e Posaçme e Apelit pezullon shqyrtimin për Arbër Çekajn

0
326

Gjykata e Posaçme e Apelit pezullon shqyrtimin e ankimit të Arber Çekaj, pronari i firmës “Arbri Garden”, ku u sekuestrua kontejneri me 613 kg kokainë.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për ‘BalkanWeb’ se Çekaj kërkonte pezullimin e afateve të paraburgimit, deri në datën 11 maj. Ndërkohë, në varësi të situatës do të vendoset nëse gjykata do ta shqyrtojë ose jo ankimin.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 21 vite burg për biznesmenin Çekaj, i akuzuari për trafikimin e 613 kilogramëve kokaine që u futën nga porti i Durrësit, në një kontejner me banane.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here