Digjet automjeti i policit të Krimeve në Elbasan, dalin dyshimet e para

0
343

Gjatë natës që lamë pas është përfshirë nga flakët automjeti i një punonjësi policie në Elbasan. Ngjarja ndodhi në lagjen ‘5 Maji’.

Mësohet se automjeti është në pronësi të shtetasit Marius Memës, punonjës i policisë kriminale në Elbasan.

Sipas informacioneve mësohet se ai e kishte parkuar makinën para pallatit pas mesnate kur ishte kthyer nga shërbimi dhe pak më vonë i është vënë flaka në pjesën e parme dhe të pasme. Nga të dhënat e policisë, dyshohet se ngjarja ka qenë e qëllimshme.

Informacion paraprak

Në lagjen “5 Maji”, Elbasan, ka rënë zjarr n mjetin tip “Benz”, në pronësi të shtetasit M.M., i cili ishte i parkuar para banesës dhe si pasojë mjeti është djegur pjesërisht.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të zjarrit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here