Këngëtarja e njohur e muzikës popullore Irini Qirjako ishte në një lidhje direkte dje për emisionin “Rudina”. Qirjako u shpreh se dita e saj në izolim është shumë intensive pasi ka me çfarë të merret, e mbush ditën me një sërë aktivitetesh.
Ajo bën punët, këndon, luan në piano dhe pasditeve bën fizkulturë, një sekret ky të cilin ia ka zbuluar moderatorja e emisionit, Rudina.

“Po e kaloj mirë sepse ishte shumë kohë, shumë vite që ne nuk mblidheshim në shtëpi kaq gjatë dhe me thënë të drejtën kalon dita aq bukur, intensive dita. Në mëngjes ngrihem dhe laj verandën me kënaqësi, bëj koncert, këndoj, pastaj studioj piano, bëj gatimin dhe vjen pasditja bëj fizkulturë, ju e dini, se ti ma ke nxjerrë sekretin mua, bëj ecje në verandë dy orë”, tha Irini.
“Ai sekret i bukur duhej ndarë me të gjithë, se ti ishe një shembull motivimi i jashtëzakonshëm’, i është përgjigjur Rudina.










































