Gjyqtarja Fatmri Hajdari ka dhënë sot dorëheqje nga çështja e Bashës. Mësohet se shkak i këtij vendi është bërë konflikti i interesit.
Ditën e sotme ishte parashikuar që të mbahej seanca në Gjykatën e Apelit, por pas heqjes dorë nga çështja të Hajdarit, kjo gjë është e pamundur. Kujtojmë se Fatmira Hajdari, është bashkëshortja e ish-deputetit të ndjerë të PD, Azem Hajdari, si edhe nëna e Rudina Hajdarit, deputetja e cila zgjodhi të dalë kundër urdhrit të kryedemokratit për djegien e mandatave dhe pranoi të kryesojë opozitën e re në parlament.
Gjykata e Tiranës rrëzoi akuzat ndaj Bashës, Ristanit dhe Dervishit për falsifikim formularësh në çështjen e lobimit pasi nuk ekzistojnë prova. Në 41 faqe vendim të gjykatës së Tiranës thuhej se nuk ekziston fakti penal. Sipas hetimit gjyqësor ka rezultuar se PD s’ka pasur kontratë lobimi me kompaninë “Biniada Trade”.