Dorëhiqet për arsye shëndetësore/, Kush pritet ta zëvendësojë kreun e Bashkisë Durrës

0
387

Bashkia e Durrësit mbetet serisht pa një kryetar, pasi Zhuljen Varfaj, kryetari i komanduar është dorëhequr për arsye shëndetësore.

Sipas burimeve në bashki se Varfaj nuk do të qëndrojë as në pozicionin e zëvendëskryetarit, ndërsa pritet që ky ndryshim të konfirmohet zyrtarisht nga bashkia. Ai e mori këtë detyrë në datën 1 dhjetor 2019, pas dorëheqjes së Valbona Sakos si kryebashkiake e Durrësit.

Po sipas të njëjtave burime, siç është paralajmëruar dhe më herët, pritet që në krye të bashkisë Durrës të zgjidhet Emirjana Sako, e cila më herët ka mbajtur postin e Drejtores së Shërbimeve dhe prej rreth 2 muajsh është emëruar zv. kryetare e Bashkisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here