Ditën e djeshme nga burime jo zyrtare është mësuar se një prej të paraburgosurve në burgun 313, shtetas italian, ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Kjo ka ngjallur panik te të paraburgosurit e tjerë.
Madje Ambasada Italiane kërkoi informacion zyrtar nga autoritetet përkatëse në lidhje me rastin e përfolur.
Ndaj ditën e sotme në ambientet e burgut janë futur specialistë të ISHP të cilët po u marrin tamponët disa të paraburgosurve të tjerë që kanë kërkuar të testohen pasi dyshojnë se mund të jenë infektuar.
Burimet bëjnë me dije se i paraburgosuri me Covid është izoluar në një dhomë më vetë ndërkohë që avokatët e tij kanë paraqitur kërkesë në gjykatë për lirimin e tij për shkak të sëmundjes.
Gjykata pritet që brenda 5 ditësh të shqyrtojë kërkesën dhe të marrë vendimin nëse do të ndryshojë masën e sigurisë për shtetasin italian që akuzohet për trafik narkotikësh