Google search engine
Home Bota Përplasje SHBA-KINE/ Akuza te forta për shpërthimin e koronavirusit

Përplasje SHBA-KINE/ Akuza te forta për shpërthimin e koronavirusit

0
386

Pas akuzave për fshehjen e realitetit me koronavirusin në Kinë rritet tensioni mes saj dhe SHBA.

Shteti amerikan i Misurit, ndërmerr një tjetër hap dhe padit Qeverinë e Kinës si dhe Partinë e saj Komuniste për mashtrim të qëllimshëm, që çoi në përhapjen e pandemisë së koronavirusit.

“Qeveria e Kinës gënjeu botën për rrezikun dhe natyrën ngjitëse të sëmundjes COVID-19, që e shkakton koronavirusi dhe bëri pak për të ndaluar përhapjen e saj”, tha prokurori i përgjithshëm i Misurit, Eric Schmitt.

“Kina duhet të mbajë përgjegjësi për veprimet e saj”, shtoi ai.

Padia kërkon dëmshpërblime për jetët e humbura, vuajtjet e njerëzve dhe trazirat ekonomike që kanë ndodhur në shtetin e Misurit.

Ndërkohë 22 anëtarë republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve që është krahu i poshtëm i Kongresit Amerikan, kërkuan nga administrata e presidentit të SHBA-së, Donald Trump që të ngrejë padi kundër Kinës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here