“Kryem 40 teste në burg”/ MSH: Një prej testeve te “313” rezultoi pozitiv

0
298

Në 40 teste të kryera në burgun 313 në Tiranë, një prej tyre ka rezultuar pozitivi. Lajmi është konfirmuar nga zv/ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli në përgjigje të interesit të medias, pas përditësimit të bilancit me COVID 19 në Shqipëri.

Burime nga burgjet thanë një ditë më parë se i burgosuri është shtetas italian dhe i vënë në pranga për trafik narkotikësh. Ende nuk dihet si është infektuar i burgosuri me koronavirus.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here