Deputeti i PS, Ismet Beqiraj i komunikon naftëtarëve që dje protestuan në Fier për pagën e luftës se do të trajtohen financiarisht në këtë periudhë izolimi pasi janë pjesë e paketës të mbështetjes financiare.
Beqiraj siguron se Rama ka marrë në konsideratë kërkesat e tyre dhe se falë edhe mbështetjes së Belinda Ballukut naftëtarët do ta marrin pagën e luftës.
STATUSI NGA ISMET BEQIRAJ
Pershendetje naftetare te KPTHN-se Ballsh!
Ndjese per kete komunikim ne kete ore te vone te nates, por kam fatin tiu komunikoj qe kerkesat Tuaja me mbeshtetje edhe te ministres znj. Balluku per trajtimin financiar ne kete periudhe izolimi nga COVID-19 jane marre ne konsiderate nga Kryeministri z. Rama.
Edhe ju beheni pjese e paketes se mbeshtetjes financiare dhe do te merrni pagat sipas rregullit te vendosur nga qeveria.
Uroj qe nga kjo lufte te dalim te gjithe shendoshe e mire!
Do te vazhdojme ne menyre konstante perpjekjet edhe ne te ardhmen per ti dhene jete Industrise se Perpunimit te Naftes, ku KPTHN-ja eshte pjesa me e rendesishme e saj.
Miqesisht,
Ish kolegu juaj naftetar
Ismet Beqiraj









































