Google search engine

    Kinematografia shqiptare ne zi/ Ndërron jete Rikard Ljarja

    0
    406

    Ka ndërruar jetë në moshën 77-vjeçari aktori dhe regjisori i njohur shqiptar, Rikard Ljarja. Mësohet se aktori i njohur vuante prej kohës nga një sëmundje e rëndë, e cila i mori edhe jetën.

    Familja e tij ka njoftuar të gjithë miqtë dhe dashamirësit e tij, se ceremonia për shkak të situatës do të bëhet vetëm me rrethin e ngushtë familjar dhe sipas amanetit të tij, Ljarja do të prehet në qytetin e Shkodrës.

    Rikard Ljarja lindi në Shkodër më 1 prill të vitit 1943 në Shkodër. Në vitin 1960 mbaroi maturën në Shkodër kurse në vitin 1965 u diplomua në Shkollën e Lartë të Aktrimit “A. Moisiu”, Tiranë.

    Për tetë vite, pas diplomimit, punoi si aktor në teatrin “Migjeni” në Shkodër për t’u angazhuar më pas edhe në filma. 

    Aktori ka lënë gjurmën e tij në filmat: Pesha e kohës – (1988), ku luante rolin e Vasilit; Radiostacioni – (1979); Komisari i dritës – (1966) apo Rrugë të bardha – (1974) ku luajti rolin që e identifikoi për publikun shqiptarë, atë të elektiçistit Dedë. Megjithatë filmi më i rëndësishëm për të ka qënë “Në pyjet me borë ka jetë”, ku edhe u njoh me bashkëshorten e tij, aktoren Marjetën.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here