Buletini i fundit i lëshuar nga Mbrojtja Civile në Itali konfirmon trendin në rënie të numrit të pacientëve të prekur nga Covid-19. Në 24 orët e fundit 433 persona të tjerë vdiqën nga Coronavirus (dje kishte 482), numri i përgjithshëm i viktimave rritet në 23660. Infeksionet e reja gjithashtu po zvogëlohen. Rritja e të infektuarve është +486 (dje janë regjistruar 809 ), për gjithsej 108.257 (dje ishin 107,771).








































