Google search engine
Home Bota Presidenti Trump tha se do të ndërpresë fondet ndaj OBSH-së, por cili...

Presidenti Trump tha se do të ndërpresë fondet ndaj OBSH-së, por cili është kontributi i SHBA-së?

0
333

Ndërsa bota e bllokuar kërkon të koordinojë përpjekjet kundër pandemisë COVID-19, presidenti amerikan Donald Trump njoftoi planet për t’i dhënë fund fondeve amerikane për Organizatën Botërore të Shëndetit, pas një hetimi 60-90 ditësh se si po vepron ky institucion me përballimin e emergjencës nga SARS-CoV-2.

Presidenti Trump akuzoi OBSH se “kishte menaxhuar shumë dobët dhe që kishte mbuluar përhapjen e koronavirusit” dhe tha se ai kishte “shqetësime të thella që bujaria amerikane të ishte investuar në mënyrën më të mirë të mundshme”.

Megjithëse raporte të shumta raportojnë se si Trump ishte informuar për rrezikun e COVID-19 në janar dhe shkurt (muaj kur administrata amerikane foli për rastet e para në SHBA si një situatë “plotësisht nën kontroll”), presidenti amerikan sot akuzon OBSH-në që lejon Kinën të fshehë shtrirjen e vërtetë të infeksionit për një kohë të gjatë.

Por, cili është kontributi i Shteteve të Bashkuara në punën e OBSH-së? Sipas “Politico”, SHBA-ja është financuesi kryesor i Organizatës Botërore të Shëndetit me mbi 400 milionë dollarë në vit, me një buxhet vjetor prej rreth 4.8 miliardë: një kontribut 10 herë më i lartë se ai i Kinës.

Shtëpia e Bardhë mund të vonojë pagesën e parave të miratuara tashmë nga Kongresi për një qëllim specifik, por ka nevojë për miratimin e Kongresit për ta anuluar atë plotësisht.

Sipas “Science|, Trump mund të ndante përkohësisht një pjesë të këtyre fondeve diku tjetër pa lejen e qartë nga Dhomat Amerikane, por që do të jetë e vështirë të pretendojë kthimin e parave të dërguara tashmë.

Në çdo rast, vendimi konsiderohet dritëshkurtër dhe egoist, në një moment historik, në të cilin është e nevojshme të koordinohen gjykimet e ndryshme botërore për kërkimin e një vaksine COVID-19, ku duhen aprovuar dhe shpëndarë kite për testet serologjike të antitrupa, për të cilat nevojitet transparencë për të informuar numrin e rasteve dhe vatrave në vendet e ndryshme. Sipas “Focus”, shumë dyshojnë se pas daljes së presidentit amerikan ka një vullnet për të shkarkuar përgjegjësinë diku tjetër për keqmenaxhimin e pandemisë, ku SHBA-ja është bërë epiqendra kryesore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here