Google search engine
Home Bota Rajoni Konfirmohen edhe 30 raste me koronavirus, shkon në 510 numri i të...

Konfirmohen edhe 30 raste me koronavirus, shkon në 510 numri i të infektuarve në Kosovë

0
332

Shtohet numri i rasteve me të infektuar në Kosovë. 30 të prekur të tjerë të evidentuar bënë që totali të arrijë në 510.

Në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR janë testuar gjithsej 242 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore. Me SARS-CoV-2, pozitiv sot janë diagnostikuar gjithsej 30 raste.

Rastet pozitive janë raste kontakti, njëmbëdhjetë (11) raste nga komuna e Suharekë (sipas vendbanimit: pesë (5) raste Krushicë e poshtme, tre (3) raste Suharekë, dy (2) raste Reshtan dhe një (1) rast Bukosh), nëntë (9) raste me vendbanim në Pjetërshticë-Shtime, dy (2) raste me vendbanim në Fushë Kosovë, dy (2) raste me vendbanim në Gjakovë, dy (2) raste me vendbanim në Gjilan dhe me nga një (1) rast vendbanimet: Zabel i ulët-Drenas, Bokshiq-Klinë, Viti dhe Topanicë-Kamenicë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here