“Është një mashtrim i madh”, doktori me famë botërore përmend emra dhe bën deklaratën ‘bombë’: Këta persona po na e fshehin këtë të vërtetë

0
348

Shiva Ayyadurai, i njohur nga të gjithë si Doktor Shiva, është një politikan dhe bio-inxhinier amerikan, me katër diploma nga universiteti MIT i Bostonit dhe aktualisht kandidat republikan për senatin e shtetit Massachussets.

Në një intervistë me The Next News Network lidhur me pandeminë e koronavirusit, Dr Shiva ka akuzuar elementë të Deep State se po nxitin frikën te njerëzit për të arritur kontrollin mbi ta.

“Përhapja e frikës së koronavirusit do të kujtohet në histori si një nga mashtrimet më të mëdha për të manipuluar ekonomitë, shtypur mendimin ndryshe dhe për të detyruar ilaçet e mandatuara’, shkroi në Twitter Dr Shiva.

Dr Shiva thotë se “firmat farmaceutike hasin shumë vështirësi për miratimin dhe prodhimin e ilaçeve dhe se duhet kohë dhe miliarda dollarë që të marrin miratimin”, ndaj sipas tij janë kthyer nga vaksinat.

Sipas tij janë emra të fuqishëm që po imponojnë frikë rreth kësaj pandemie dhe që duan ta shfrytëzojnë në favor të tyre.

Dr Shiva përmend edhe emra:

“Politikanët Bill dhe Hillary Clinton, filantropi dhe themeluesi i Micrisoft, Bill Gates, Big Pharma dhe Anthony Fauci, imunologu i këshilluar nga Shtëpia e Bardhë. Që të gjithë duan të përfitojnë nga një vaksinë për të vënë botën nën kontroll. Janë këta emra që po e fshehin të vërtetën rreth koronavirusit”, shprehet Dr Shiva.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here