Google search engine
Home Lifestyle Bënë bujë me fotot për Shën Valentin, Xhesi flet për marrëdhënien me...

Bënë bujë me fotot për Shën Valentin, Xhesi flet për marrëdhënien me Greg Ramën: Është gjithë ai çun, pse mos…

0
439

Xhesi Muçaj ka sqaruar në emisionin “Mos u fol shoferit” marrëdhënien që ka me Gregun, djalin e kryeministrit Edi Rama.

Rudina Dembacaj: Është e vërtetë marrëdhënia jote me Gregor Ramën?

Xhesi Muçaj: Jo, jemi miq shumë të mirë.

Rudina Dembacaj: Çfarë foto ke postuar për Shën Valentinin?

Xhesi Muçaj: Selfie, një selfie ishte e shkreta, as që nuk e dija se ishte Shën Valentini. Pas punë kam dalë me shoqet e mia për darkë pastaj u mblodhëm një grup shoqëror dhe dolëm për një gotë alkool. Hodha një selfie pa e menduar që sapo ka kaluar Shën Valentini.

Rudina Dembacaj: Të ka qejf ai dhe ti nuk ja var si është puna?

Xhesi Muçaj: Po pse mos ja varësh, Greku është gjith ai çun i mirë, por ne kemi thjesht një marrëdhënie shumë të mirë shoqërore.

Rudina Dembacaj: Domethënë nuk të ka qejf? U bë Gregu mos të të ketë qejf ty?

Xhesi Muçaj: Është djalë shumë shembullor, është fat ta njohësh atë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here