Rasti i tretë në ditën e sotme për djegiet e makinave. Pas Vlorës dhe Elbasanit, këtë herë ngjarja ka ndodhur në Fier.
Në lagjen “15 Tetori” ka marrë flakë një makinë, e parkuar poshtë një pallati.
Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes. Zjarrfikësja mbërriti në vendngjarje dhe vuri nën kontroll flakët, pasi banorët tentuan fillimisht t’i shuanin me ujë nga ballkonet.








































