Puna klinike mbi një vaksinë koronavirus ka filluar në Universitetin e Oksfordit dhe mund të përfundojë deri në gusht. Kështu deklaroi një këshilltar kryesor i qeverisë britanike për “BBC”-në.
Shkencëtarët në universitet filluan provat njerëzore të enjten dhe presin të “marrin një sinjal” muajin tjetër, nëse kjo vaksinë e mundshme mund të ketë një efekt domethënës mbi virusin, tha sër John Bell, një profesor në Oksford.
“Pyetja e vërtetë është a do të ketë efikasitet? A do t’i mbrojë njerëzit?”, -tha Bell gjatë një interviste, i cili është dhe anëtar i grupit të detyrave të qeverisë për vaksinat.
“Pra, ne nuk do të kemi një shenjë të kësaj deri në maj, por nëse gjërat vazhdojnë rrjedhën e tyre dhe është efektive, atëherë, besoj se është e arsyeshme të mendojmë se mund t’i përfundonim testet deri në mes të gushtit”, shpjegoi ky ekspert.
“Nëse shohim prova të një reagimi të fortë imunitar në mesin e majit, atëherë do të jetë mirë, ndërsa faza e bërjes së miliarda dozave vjen pastaj”, -shtoi Bell.









































