Google search engine
Home Bota Në dy muaj në Lombardi kanë vdekur pesë herë më shumë civilë...

Në dy muaj në Lombardi kanë vdekur pesë herë më shumë civilë sesa gjatë Luftës II Botërore

0
315

Në dy muaj në Lombardi kanë vdekur pesë herë më shumë civilë sesa gjatë Luftës II Botërore. Kështu deklaroi komisari i Emergjencave në Itali, Domenico Arcuri, gjatë një konferecve për të qartësuar se cila duhet të jetë strategjia e ardhshme e vendit.

“Mes 11 qershorit 1940 dhe 1 majit 1945, në Milano kanë vdekur nga bombardimet e Luftës II Botërore 2 mijë civilë, në 5 vjet. Në dy muaj në Lombardi prej koronavirusit kanë vdekur 11.851, 5 herë më shumë”, -deklaroi Arcuri.

“Duhet të veprojmë me shumë kujdes, si në muajt e fundit. Është një gabim trashanik të komunikosh një konflikt mes shëndetit dhe rimëkëmbjes ekonomike. Pa shëndetin, rimëkëmbja do të zgjaste një pulitje sysh. Nevojitet të ecin paralelisht të dy aspektet. Duhet të rinisim, por duke garantuar sigurinë e sa më shumë njerëzve që të jetë e mundur. Nevojitet eksperiencë dhe inteligjencë. Nuk ka kohë për debate”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here