Google search engine
Home Lifestyle Ditëlindja e Sovranes/ Për herë të parë në historinë e mbretërimit të...

Ditëlindja e Sovranes/ Për herë të parë në historinë e mbretërimit të Elizabeth nuk do të ndiqet riti i festimeve

0
431

Mbretëresha Elizabeth heq dorë nga përshëndetja tradicionale me gjuajtje topi për ditëlindjen e saj. Sovrania 94-vjeçare, të martën, për herë të parë në historinë e mbretërimit të saj, kërkoi që dita të kalojë në qetësi, duke e cilësuar të papërshtatshëm një festim të tillë në këtë kohë pandemie, kur në Mbretërinë e Bashkuar kanë humbur jetën mbi 15 mijë viktima.

Sipas medieve britanike, mbretëresha do ta kalojë ditëlindjen në kështjellën Windsor, kur ndodhet prej 19 marsit.

Praktika e përshëndetjes me gjuajtje topi, me municion manovre, përdoret zakonisht nga familja mbretërore britanike për të festuar evente speciale, si ditëlindje dhe përvjetore të veçanta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here