290 viktima janë shënuar vetëm ditën e sot prej pandemisë në Belgjikë. Mes tyre, 93 kanë ndërruar jetë në spital, ndërsa 192 në shtëpitë e të moshuarve.
Numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 5453., 47% e të cilëve ka ndodhur në spital, ndërsa 51% në rezidencat për moshën e tretë. Shifra e fundit në fakt përmban edhe rastet të cilësuara si të dyshimta, pasi nuk janë evidentuar me teste laboratori.
Në vetëm një ditë janë regjistruar 1045 persona të infektuar me Covid-19, duke e çuar numrin e të prekurve deri tani në 37.183.








































