Teksa gjithë bota ndodhet në karantinë për shkak të koronavirusit, balerini i njohur, Bernard Shehu ka folur për situatën në të cilën ndodhet Itali, pas mbërritjes së Covid-19. Balerini shqiptar jeton prej vitesh në Itali dhe përformon krah kolegëve të tij shqiptarë tejet të njohur si Kledi Kadiu apo Anbeta Toromani, ndërkohë që gjatë një interviste për gazetën “SOT” u shpreh se masat e marra nga qeveria italian, por edhe ajo shqiptarë janë të domosdoshme. Duke komentuar vendimin e qeverisë shqiptare për të dërguar një ekip mjekësh dhe infermierësh në Itali, në shenjë solidariteti për t’iu ardhur në ndihmë bluzave të bardha të këtij shtetit, zoti Shehu theksoi se ky veprim i bëri të gjithë krenar, ndërsa imazhi i Shqipërisë në Itali dhe kudo u ngrit në piedestal. Më tej, balerini shqiptar iu bëri thirrje qytetarëve shqiptarë dhe atyre italianë që të zbatojnë këshillat e mjekëve dhe respektojnë masat e qeverisë.
-Zoti Shehu, ju jeni një balerinë shumë i njohur ne Itali ku dhe ushtroni këtë profesion përkrah shumë kolegëve tuaj, Kledi Kadiu, Anbeta Toromani, etj. Por javët e fundit Italia ku ju jetoni prej vitesh, Shqipëria dhe gjithë bota janë në një situatë të jashtëzakonshme për shkak të COVID-19. Në gjykimin tuaj masat drastike të ndërmarra nga qeveria italiane, por edha ajo shqiptare a ju duken normale?
Nga pikëpamja ime si qytetar i thjesht, këto janë të vetmet masat që duhen, sepse nuk i ka marrë vetëm Italia, por të gjithë shtetet. Kështu që, nga kjo pikëpamje mendoj se masat e marra nga dy qeveritë janë normale dhe patjetër që kanë ndihmuar, duke parandaluar përhapjen e koronavirusit.
-Ju jeni në karantinë prej disa javësh. A mund të na thoni se çfarë po bën qeveria italiane për t’iu ardhur në ndihmë qytetarëve?
Qeveria italiane ka marrë një serë masash për të ndihmuar familjet në vështirësi. Punëtorët me kontrata fikse kanë hyrë në kasa integruara ku shteti jep 80% të rrogës. Për profesionistët e lirë ka dhënë një mbështetje sociale të shumës 600 euro .
-Si paraqitet aktualisht situata në Itali dhe a mund të na thoni se si qëndron e vërteta, pasi ka zëra se jo të gjithë qytetarët që kanë humbur jetën kanë qenë të infektuar me Covid-19?
Ky virus është i ri për të gjithë. Për sa i përket sistemit shëndetësor italian dihet që është një nga më të mirët në Europë. Me sa dimë ne, kush ka humbur jetën me Covid-19 janë të certifikuar.
-Kur pritet që Italia t’i rikthehet normalitetit?
Shpresojmë sa më shpejt, edhe se nuk flitet që do të jetë një gjë shumë graduale. Megjithatë, nuk e dimë ende me saktësi kur Italia t’i rikthehet normalitetit.
-Ju jeni një ndër balerinët më të njohur shqiptar që punonin dhe jetoni në Itali. Mund të na thoni çfarë projektesh keni dhe çfarë do sillni për publikun kur të qetësohet situata?
Në këtë periudhë kemi më shumë kohë për të programuar projekte dhe e vetmja mënyrë është shfrytëzimi i internetit.
-Por le të kthejmë pak vëmendjen edhe tek Shqipëria. Qeveria shqiptare pak ditë më parë dërgojë një ekip prej 30 mjekësh dhe infermierësh për t’iu ardhur në ndihmë kolegëve italian. Si reaguan qytetarët, autoritetet dhe mediat aty kur u njohën me këtë lajm?
Siç thotë historia shqiptare i vetmi shtet i Europës gjatë Luftës së Dytë Botërore që ka ndihmuar hebrenjtë ka qenë Shqipëria. Unë personalisht nga zgjedhja e kryeministrit nuk pashë asgjë të re për sa i përket kulturës dhe historisë shqiptare. Për ne është në traditë ndihma e personave në vështirësi. Kështu që, komplimente kryeministrit Edi Rama.
-Po ju si shqiptar si u ndjetë kur mësuat këtë lajm?
U ndjeva shumë krenar, sepse është një gjest shumë i rëndësishëm që i dha Shqipërisë së vogël një vizibilitet dhe një promovim të madh.
-Por megjithatë, ky vendim i qeverisë shqiptare për t’i ardhur në ndihmë Italisë shkaktoi shumë debate në Shqipëri, pasi opozita nis ta përdorte politikisht çështjen duke anatemuar disa prej 30 mjekëve dhe infermierëve. Si ju duket kjo sjellje dhe a vepron edhe opozita në Itali si opozita shqiptare apo aty ka sensibilizim?
Nuk e di për farë po flitet. Mendoj që në këtë moment të vështirë që ndodhemi nuk duhet të ketë përçarje politike.
-Keni një mesazh për qytetarët shqiptarë dhe italianë se si duhet të veprojnë në një kohë që të dy vendet, madje gjitha bota po përballet me koronavirusin?
Covid-19 po na vë në vështirësi, jo vetëm për humbjet e jetës, por edhe në ndryshimin radikal të shoqërisë tonë. Shpresoj që njerëzit mos të demoralizohen dhe të mos humbin shpresën nga njerëzimi. Kështu që, thirrja ime për qytetarët shqiptarë dhe ata italianë është të zbatojnë këshillat e mjekëve dhe respektojnë masat e qeverisë.
Intervistoi: Rigels Seliman









































