Erjon Rameta 32 vjec, njohur edhe me nofkën Antonio, është arrestuar nga policia italiane, pasi akuzohet se vendoste bomba nëpër markete në Foggia.
Edhe pse ndodhemi në kohë koronavirusi, sërish krimet në vend fqinj, edhe nga shqiptarët, vazhdojnë.
Mediat italiane bëjnë me dije se Rameta u arrestua, nën akuzën e shpërthimit të lëndëve eksplozive. Rameta akuzohet se ka hedhur bomba në markete, madje edhe në një azil të moshuarish.
Në lidhje me shqiptarin, ka dëshmuar për autoritetet një italian, i cili tha ndër të tjera se 32-vjecari nga Shqipëria merrej edhe me shpërndarje droge. Video kur shqiptari hidhte bomba në markete u bë publike nga autoritetet vendore, me urdhër të Prokurorisë Publike italiane.








































