Konkurrentja e rubrikës “Përputhen” të Top Channel, Ina Kollçaku ka treguar se virgjërinë e ka humbur në moshën 17-vjeçare. E ftuar në emisionin “Glmaour Zone”, Ina tha se në atë kohë mendonte se s’do martohej më kurrë, pasi nuk ishte e virgjër. Sipas Inës, me kalimin e kohës, ka kuptuar se të gjithë martohen.
Gjithashtu Kollçaku tha se ka tradhtuar njëherë duke treguar një sekret për të mirën e situatës. E pyetur nëse është tradhtuar, Ina tha se nuk e vë dorën në zjarr për askënd dhe shtoi se nëse partnerët e kanë tradhtuar pa e marrë vesh ajo, atëherë ju lumtë!
Pjesë nga biseda
Ester Bylyku: Në çfarë moshe e ke humbur virgjërinë?
Ina Kolçaku: Nuk e kam humbur akoma. dhe dua që burri të jetë i virgjër. (qesh) 17. dhe mendoja që nëse do më linte ai, s’do të martohesha më kurrë. por më pas ti rritesh dhe kupton se të gjithë martohen. nëse është dikush në këtë situatë, dua t’i them që do martohet.
Ester Bylyku: A ke tradhtuar ndonjëherë
Ina Kolçaku: Unë, po.
Ester Bylyku: Si ndodhi tradhtia?
Ina Kolçaku: Ti tradhton ndonjëherë për të bërë mirë. domethënë nëse ti nuk mban një sekret për të mirën e situatës. besoj se është tradhti e mirë
Ester Bylyku: Më pëlqen se si përgjigjesh, por e kisha fjalën nëse ke tradhtuar ndonjë partner?
Ina Kolçaku: Nuk e vë dot dorën në zjarr. me aq sa di unë jo. Gjithmonë kur bëjmë biseda tradhtish them që nuk duhet të themi asnjëherë ‘ua mua s’më tradhton njeri’, etj. nëse e kanë bërë pa e marrë vesh unë, bravo ju qoftë.










































