Google search engine
Home Politike Ndryshimet në Kodin Penal, Besnik Muçi: Mund të ankimohet në Kushtetuese, nuk...

Ndryshimet në Kodin Penal, Besnik Muçi: Mund të ankimohet në Kushtetuese, nuk jemi në kushtet për të tilla ndërhyrje

0
456

Ndryshimet në Kodin Penal u miratuan sot me 88 vota. Një pjesë e deputetëve të opozitës së re iu bashkuan mazhorancës për miratimin e këtyre ndryshimeve, ndërsa pjesa tjetër mbajti qëndrimin kundër me argumentin se janë ndërhyrje antikushtetuese.

Ish prokurori Besnik Muçi deklaroi se ndryshimet në Kod mund të ankimoheshin në Gjykatën Kushtetuese nëse kjo e fundit do të ishte funksionale, duke shtuar se edhe aktet e qeverisë të nxjerra gjatë kësaj periudhe kanë defiçenca kushtetuese.

Në një reagim në media, Muçi tha se neni 27 në Kushtetutë e ka të përcaktuar qartë rastet kur hiqet liria e një personi, duke shtuar se këto nuk janë hapat e duhura që po ndërmerr qeveria. “Vlerësoj që të dy këto norma që u votuan sot në Parlament janë lehtësisht të atakueshme në Gjykata Kushtetuese. Këto norma penale nuk përputhen as me Kushtetutën. E kemi parashikimin në Kushtetutë, neni 27 që parashikon rastet kur mund ti hiqet liria personit në mënyrë të pavullnetshme dhe një nga këto raste është kur personi përhap sëmundje ngjitëse. Me këtë logjikë qeveria duhet ta marrë çdo qytetar ta izolojë jo me burg, por sikurse izolon të sëmurët psikik. Te personi me një sëmundje ngjitëse mungon elementi subjektiv i përhapjes së sëmundjes. Që në moment shteti është i detyruar ta marrë dhe izolojë. Ka një kontradiktë kushtetuese. Në Gjykata Kushtetuese do të ishte funksionale mund ta kishte bërë këtë veprim. Kushtetuesja mund të kishte verifikuar dhe aktet e qeverisë të nxjerra gjatë kësaj periudhe që kanë defiçenca kushtetuese”, tha Muçi.

Si ish-prokuror, Muçi thotë se vendi nuk ishte në kushtet për të ndërhyrë me norma penale pasi qytetarët masivisht kanë zbatuar masat e qeverisë. “Për ndryshimet në kodin penal, penalizimi i veprimeve që kanë të bëjnë me sjelljen e  qytetarëve gjatë pandemisë, ishte i nevojshëm një diskutim mes juristëve, midis penalistëve dhe konstitucionalistëve për të parë nëse jemi në kushtet  ose jo për të ndërhyrë me masa penale në këtë situatë. Mendoj se ende nuk jemi në kushtet për të ndërhyrë me norma penale. Qeveria ka ndërhyrë me masa dhe qytetarët pothuajse në mënyrë absolute i kanë zbatuar me rigorozitet. Masat e qeverisë e kanë arritur qëllimin e tyre. Sanksioni penal tani nuk i shërben mirëkuptimit social mes qeverisë dhe qytetarëve për të luftuar së bashku sëmundjen”, tha Muçi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here