Gjendja e jashtëzakonshme do të jetë në fuqi edhe në 30 ditët e ardhshme. Ky është vendimi i presidentit, Stevo Pendarovski, i cili bazohet mbi rekomandimet e dala nga Këshilli i Sigurisë dhe raportet e Shtabit të Krizës dhe qeverisë.
“Këshilli i Sigurisë diskutoi për vendimin për gjendje të jashtëzakonshme. Dje mora edhe propozimin për shtyrjen edhe për 30 ditët e ardhshme. Në bazë të vlerësimeve të bëra vërehet qartë se është e nevojshme të vazhdohet kjo masë”. Kështu deklaroi presidenti Stevo Pendarovski.
Lidhur me situatën në Kumanovë, Pendarovski tha se mendimi i tij personal është që të ndiqet modeli i Dibrës, përkatësisht vendosja e qytetit në karantinë.
“Situata në Kumanovë është e keqe pavarësisht me zhvillimet e sotme. Për dallim nga qytetet tjera, në Kumanovë janëë infektuar edhe punonjës shëndetësor. Qeveria bashkë me Shtabin e Krizës dhe rekomandimet e epidemiologëve do të duhet që në 24 ose 48 orët e ardhshme të zbatojë plotësisht ose pjesërisht modelin e Dibrës dhe Qendrës Zhupë, me qëllim që të parandalohet përhapja e virusit”, -pohoi presidenti Pendarovski.












































