Google search engine
Home Bota Rajoni “Çfarë duhet të themi për Ramën, që është Perëndi?”, Tsipras lë pa...

“Çfarë duhet të themi për Ramën, që është Perëndi?”, Tsipras lë pa fjalë mediat greke me deklaratën për kryeministrin e Shqipërisë

0
402

Kreu i opozitës greke, Aleksis Tsipras gjatë një intervistë për televizionin grek, “Kontra Channel’ ka krahasuar situatën e vendit të tij me Shqipërinë, përsa i përket menaxhimit të situatës së pandemisë së koronavirusit.

Në fjalën e tij, ish-kryeministri grek ka deklaruar se masat  e marra nga Greqia janë të mira, por jo si ato që ka ndërmarrë Shqipëria.

Tsipras ka deklaruar se nëse do thoshte që Greqia ishte qeveria më e mirë në botë, “atëherë ç’duhet të thoshte për Edi Ramën që është Perëndi”.

 “Greqia është mirë sa i takon pandemisë, nëse krahasohet në rang botëror. Masat janë të mira, jemi shumë mirë si renditje, por nuk jeni qeveria më e mirë në botë. Nëse themi se jeni qeveria më e mirë në botë, çfarë duhet të themi për Edi Ramën atëherë, që është Perëndia? Shqipëria ka vetëm 25 viktima.”, ka thënë ai.

Qeveria shqiptare ka marrë vlerësime edhe për gjestin e dërgimit të 30 mjekëve dhe infermierëve për të ndihmuar Italinë fqinje, vendi i cili pati përhapje të mëdha të koronavirusit dhe vdekje të konsiderueshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here