Pas vendimit të fundit të presidentit të SHBA, Donald Trump për të ndaluar financimin e OBSH-së, ne mes të pandemisë që po bën kërdinë në mbarë botën.
Reagime të menjëhershme ka pasur, madje edhe plot me kritika. Bashkëthemeluesi i Microsoft Bill Gates dhe gruaja e tij Melinda kanë thënë se vendimi i Presidentit amerikan Donald Trump për të ndaluar fondet për Organizatën Botërore të Shëndetit (OBSH) është “aq i rrezikshëm sa tingëllon”.
“Bota ka nevojë për OBSH tani më shumë se kurrë”, u përgjigjën ata me nje postim në Twitter.
Organizata e tyre, Fondacioni Gates, është një nga donatorët më të mëdhenj të OBSH-së.










































