Google search engine
Home Bota Lehtësimi i masave të izolimit, reagon menjëherë OBSH dhe bën paralajmërimin e...

Lehtësimi i masave të izolimit, reagon menjëherë OBSH dhe bën paralajmërimin e rëndësishëm: Para se të merrni këtë vendim duhet të plotësoni këto 6 kushte!

0
348

Vende të ndryshme të botës kanë filluar që të lehtësojnë masat e izolimit, sikurse ka bërë së fundmi Austria e Danimarka që kanë marrë vendimin që rihapjen e shkollave fillore dhe çerdheve. Mirëpo OBSH ka reaguar menjëherë dhe iu ka tërhequr vëmendjen të gjitha shteteve që të kenë shumë kujdes me heqjen e masave të izolimit.

Gjithçka ndodh kur bota po shënon gjithnjë e më shumë raste të të infektuarve, e po ashtu edhe vdekje, me rekode tragjike, së fundi në SHBA, Britani, Itali, por edhe vende të tjera dhe ndërkohë që Franca ka vendosur bllokimin deri me 11 maj, kurse Britania e Madhe, deri më7 maj.

Çfarë thotë OBSH-ja për heqjen e masave të izolimit?

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka publikuar gjashtë kushte për vendet që konsiderojnë relaksimin e izolimit:

-Transmetimi duhet të kontrollohet;

-Sistemet shëndetësore kanë kapacitet për të zbuluar, testuar, izoluar dhe trajtuar çdo rast dhe gjurmuar çdo kontakt;

-Rreziqet e shpërthimit në ambiente të veçanta, si objektet shëndetësore dhe shtëpitë e pleqve, minimizohen;

-Masat parandaluese ndërmerren në vende të punës, shkolla dhe vende të tjera ku njerëzit domosdoshmërisht shkojnë;

-Rastet e importuara menaxhohen;

-Komunitetet janë plotësisht të informuara, të angazhuara dhe të afta për t’u përshtatur me “normën e re”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here