Google search engine
Home Aktualitet “Kujdes nga kafshët”, ish-ministri Panariti tregon episodin me të cilin u përball...

“Kujdes nga kafshët”, ish-ministri Panariti tregon episodin me të cilin u përball dje në rrugë dhe bën thirrjen e fortë

0
414

Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, përmes një postimi në rrjetet sociale, i ka drejtuar një apel qytetarëve që të jenë të vëmendshëm edhe ndaj kafshëve, pasi edhe ato janë mbartëse të koronavirusit dhe mund të infektohen.

Panariti shkruan se është provuar se macet infektojnë njëra-tjetrën me koronavirus me anë të spërklave.

“Transmetimi i koronavirusit nga njeriu te kafsha është konstatuar në Belgjikë, nga një pronar te macja e tij”, shkruan Panariti, duke sugjeruar që ashtu sikundër është krijuar distancimi social mes njerëzve duhet të krijohet edhe mes tyre dhe kafshëve.

Postimi i plotë:

Kafshët e shoqërimit mund të jenë bartëse potenciale të koronavirusit! Kjo është e provuar! Prandaj distancim edhe ndaj tyre ashtu siç bëjmë edhe ndaj njëri tjetrit.

Për të parandaluar infektimin! Për të mbrojtur veten dhe të tjerët.

Dje vura re një grua e moshuar që po ushqente dhe përkëdhelte dy qen endacakë.

Padyshim një gjest fisnik dhe për tu admiruar

Është shumë njerëzore dhe fisnike të vazhdojmë të përkujdesemi për to!

Në shtëpi dhe në rrugë!

Edhe në këto kohë pandemie.

Por pa i prekur, përkëdhelur, pa i puthur!

Sepse koronavirusi, qarkullon edhe midis tyre.

Është provuar se macet infektojnë njëra tjetrën me koronavirus me anë të spërklave.

Transmetimi i koronavirusit nga njeriu te kafsha është konstatuar në Belgjikë, nga një pronar te macja e tij

Një tigër rezultoi pozitiv në testin COVID -19 pas kontaktit me kujdestarin e tij të infektuar me COVID por pa simptoma.

Në Hong Kong dy qen rezultuan pozitiv me COVID – 19 dhe njëri vdiq (ngordhi) pas dy ditësh.

Prandaj Kujdes!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here