Google search engine
Home Aktualitet U arrestua me armë pranë selisë së PS ku ndodhej Rama, Vladimir...

U arrestua me armë pranë selisë së PS ku ndodhej Rama, Vladimir Gjuta konfliktohet me gardianët, mbyllet në ‘41-BIS’, s’do ketë asnjë kontakt me botën e jashtme

0
310

Arredtimi i Vladimir Gjutës bëri bujë para disa javësh, pasi u arrestua me armë dhe një shumë të madhe parash pranë selisë së PS i maskuar dhe me armë, gjatë kohës që po zhvillohej mbledhja e selisë në të cilën ishte edhe kryeministri Edi Rama, është mbyllur në regjimin “41-bis”.

’41-BIS’ është një regjim i posaçëm që parashikon izolimin e të burgosurve, të cilët dyshohet se mbajnë kontakte me botën e krimit jashtë qelisë.

Bëhet me dije se Gjuta, për 3 muaj nuk do të ketë asnjë kontakt me të paraburgosur apo familjarë, sakaq raportohet se ai është konfliktuar me gardianët.

Gjuta njihet për disa vepra të tjera penale që i kanë dhënë famë të keqe.

Para se të kapej pranë selisë së PS ai ka dhunuar dhe goditur me çekiç kushëririn e tij, por u lirua pa shumë sqarime nga hekurat e paraburgimit.

Kujtojmë se Vladimir Gjuta u arrestua edhe në vitin 2015 së bashku me Ernest Gjutën dhe Baftjar Brukën, si të akuzuar për vendosjen e tritolit në farmacinë e babait të ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri.

Në vitin 2016 ai u arrestua përsëri, pasi këtë herë kishtë dhunuar babanë e tij. Çështja ndaj Gjutës është pushuar nga prokurorët Besnik Muçi dhe Edvin Kondili “për mungesë provash”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here